stema1

       
   

 

REPUBLIKA E SHQIPERISE

MINISTRIA E ARSIMIT DHE SPORTIT

DREJTORIA ARSIMORE RAJONALE ELBASAN

ZYRA ARSIMORE GRAMSH

SHKOLLA E MESME E BASHKUAR “AFEZ BERBIU” KODOVJAT

Nr. 48 Prot.                                                                                                 Kodovjat  më 20.10.2014

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË  PUNE

 

Në zbatim të Ligjit Nr. 69 datë 21.06.2012 “Për arsimin parauniversitar në Republikën e Shqiperisë”, Udhëzimit nr.35 datë 30.09.2014 “Për proçedurat e lëvizjes paralele, emërimit dhe largimit nga puna të mësuesit të institucionit public në arsimin parauniversitar” të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit,  Drejtoria e shkolles  se mesme e bashkuar “Afez Berbiui” Kodovjat shpall vende të lire për pozicionin e mësuesit të institucionit të arsimit publik si më poshtë:

Nr

Shkolla

Lënda

Njësia Arsimore vendore

Komuna

1

“Afez Berbiu” Kodovjat

EDUKIM  FIZIK 

Gramsh

Kodovjat

 

 

%

 

 

I. KËRKESA PËR KANDIDATËT

Kandidati për mësues i institucionit publik të arsimit parauniversitar duhet:

a)të ketë fituar diplomën e ciklit të dytë në fushën e edukimit ose diplomë të njëvlefshme me të, sipas përcaktimeve të Ligjit nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë” ,të ndryshuar.

b) Te mos ketë masa disiplinore  në fuqi.

c) Preferohet të jetë e seksit femër.

A. NJOFTIM I KËRKUESVE PËR LËVIZJE PARALELE  ( Sekretaria e ZA-Gramsh ) .Dokumentacioni dorëzohet në drejtorinë e shkollës Kodovjat cdo ditë nga ora 1200 -1400.

B. KONKURIM SIPAS UDHËZIMIT Nr. 35 pranë institucionit arsimor publik Kodovjat:

II. DOKUMENTACIONI I APLIKANTIT:

¨      Kandidati për mësues  duhet të përmbush kriteret e Nenit 57 të Ligjit 69/2012 datë 21.06.2012 dhe të plotësoj kriteret e përcaktuara në Kontratën Kolektive të Punës.

¨      Dokumentacioni i plotësuar :

a.        Kërkesë me shkrim .

b.        CV-në dhe kopje të dëshmive të cilat vërtetojnë pohimet në CV(shtojca 1 e udhëzimit)

c.        Tabelën e plotësuar me të dhëna për aplikant. (shtojca 2 e udhëzimit).

d.        Raport mjeko-ligjor.

e.        Dëshmi penaliteti.

f.         Nr. telefoni , adresën elektronike si dhe adresën e plotë të vendëqëndrimit .

 

Mosparaqitja e këtyre dokumenteve sjell skualifikimin e kandidatit.

III. Dorëzimi i dokumentacionit kryhet jo më vonë se 10 ditë pas shpalljes së vendit të lirë. (Afati i fundit per dorezimin e dokumentacionit  do të jetë 30.10.2014 )

U shpall më 20.10.2014.

DREJTORI I SHKOLLËS

Edlira ÇELA